Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rinumërim në 11 kuti të tjera, Rama 7 vota, 4 Basha
English

Rinumërim në 11 kuti të tjera, Rama 7 vota, 4 Basha

Tiranë, 31 Maj 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Procesi i numërimit të votave të kontestuara, është rikthyer sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, menjëherë pas vendimit për të pranuar kërkesën e Partisë Demokratike. Kjo e fundit kërkoi nga KQZ që të rinumërojë votat e kontestuara në 26 kuti në Tiranë.

Gjatë procesit të hapjes së kutive sotKQZ, ky institucion u rikthye në KZAZ duke numëruar 11 kuti votimi kurse 15 të tjerat u la të kontrollohen nesër.

Në 11 kutitë e hapura sot rezultuan shtatë vota pro Edi Ramës dhe katër vota pro Lulzim Bashës.

Në këtë mënyrë, diferenca mes Bashës dhe Ramës zvogëlohet me 4 vota por gjithsesi Basha ruan diferencën prej 77 votash në avantazh nga lideri socialist.

KQZ flet për vendimin e sotëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e paradites së sotme sikundër ishte parashikuar në rendin e ditës, mori në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kundërshtonte Vendimin nr. 711, datë 23.05.2011 të KQZ-së “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar, për Zonën Zgjedhore, Bashkia Tiranë”.

PD kërkoi nga KQZ rivlerësimin e të gjitha fletëve që ndodhen në zarfet e fletëve të votimit të kontestuara në 26 Qendra Votimi, por edhe më gjerë dhe reflektimin e tyre në rezultatin e përgjithshëm për Kryetar, Bashkia Tiranë. Kërkesa për këqyrjen e zarfeve ku ndodhen fletët e votimit të kontestuara në 26 qendra votimi, u pranua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si një kërkesë e bazuar në ligj. Duke folur mbi këtë argument, zëdhënësi i KQZ Leonard Olli tha se procedurat e marrjes në dorëzim të kutisë së fletëve të votimit dhe asaj të materialeve zgjedhore nga ana e tij, janë tërësisht transparente dhe garantojnë në mënyrë absolute integritetin e këtyre kutive.

“Kodi Zgjedhor dhe aktet nënligjore të miratuar me shumicë të cilësuar nga KQZ, përcaktojnë qartazi procedurën e dorëzimit të këtyre kutive nga vendet e numërimit të votave në ambientet e KQZ-së”, - tha Olli.

Ai vuri në dukje edhe se të gjitha kutitë me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore, i janë dorëzuar me proces-verbalet përkatëse nga kryetari, nënkryetari dhe sekretari i çdo KZAZ-je, Drejtorisë së Logjistikës në KQZ.

Ndërkohë që tabelat e rezultateve për çdo Qendër Votimi dhe tabelat përmbledhëse të rezultateve për çdo ZAZ, së bashku me librin e protokollit të mbledhjeve të KZAZ-së, procesverbalin e konstatimit, regjistrin e vendimeve etj., depozitohen, po prej tyre, në Zyrën e Regjistrimit të Akteve dhe Dokumentacionit në KQZ.

Integriteti i padiskutueshëm dhe lehtësisht i verifikueshëm nga kushdo, i këtyre kutive qëndron edhe në faktin se, në çdo tabelë rezultati të përpiluar nga çdo grup numërimi, për secilën Qendër Votimi, në kolonën përkatëse të saj, shënohen numrat e vulave të kodeve të sigurisë, me të cilët është mbyllur çdo kuti, ku gjenden fletët e votimit, por edhe të dhëna të tjera të patjetërsueshme sikundër numri i zgjedhësve që kanë votuar, fletët e votimit të gjendura në kuti, fletë votimi të pavlefshme dhe fletët e votimit të vlefshme për secilin kandidat, - deklaroi z.Olli.

Ai tha edhe se çdo subjekt politik zgjedhor apo palë e interesuar disponon kopje të kësaj tabele. Për rrjedhojë, kushdo mund të verifikojë në çdo moment të hetimit administrativ përputhjen e numrave të kodeve të sigurisë me të cilat janë mbyllur këto kuti apo të gjitha të dhënat e tjera të sipërpërmendura. Duke shpjeguar detajet teknike të argumentit, z.Olli tha se Drejtoria e Logjistikës, sapo vihet në dijeni për kërkesën e KQZ-së, në shoqërimin e nëpunësve të administratës i transporton nga ambientet ku ruhen këto kuti drejt sallës së mbledhjeve të KQZ-së, ku kryhet dhe publikisht procedura e shqyrtimit administrativ dhe këqyrjes së tyre. Njëkohësisht gjatë hetimit nga ana e KQZ verifikimi i kodeve të sigurisë është i dyfishtë, pasi njëherazi verifikohen nga tabela e rezultatit të çdo QV-je kodet me të cilat është mbyllur kutia me fletët e votimit, me procesverbalin e dorëzimit nga ana e KZAZ-së, në KQZ. Më pas, të gjitha këto të dhëna pasqyrohen në proces- verbalin e mbledhjes së KQZ-së, sipas të gjitha procedurave që parashikon Kodi dhe aktet nënligjorë të KQZ-së.

a.q/NOA

KOMENTE