Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EHEC, Spanja:Gjermania të zhdëmtojë fermerët
English

EHEC, Spanja:Gjermania të zhdëmtojë fermerët

Spanjë, 1 qershor 2011 NOA- Zëvendëskryeministri spanjoll Alfredo Pérez Rubalcaba bëri të ditur se qeveria spanjolle ka kërkuar zhdëmtim për humbjet në miliona shkaktuar fermerëve spanjollë, për shkak të krizës së shkaktuar nga epidemia e patogjenit të rrezikshëm për jetën EHEC. “Ishte e qartë që në fillim se ky lloj patogjeni nuk ishte shfaqur kurrë më parë në Spanjë ”, tha ai. Për këtë arsye,sëmundja nuk ka ardhur nga hapësira jugore evropiane. Shoqatat e fermerëve spanjollë kanë bërë të ditur se tregtia ka renë në vlerën e 200 milionë eurove. Ministrja gjermane për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ilse Aigner i ka marrë në mbrojtje autoritetet e Hamburgut. Kërkimet për origjinën e patogjenit që shkakton sëmundjen e rrezikshme të diarresë së përgjakshme vazhdojnë. Numri i të vdekurve në Gjermani nga EHEC të hënën arriti në 15 vetë/NOA

KOMENTE