English

Pukë, pranga te shpallurit në kërkim për kanosje

Pukë, 1 qershor 2011 NOA- Një 25 vjecar është ndaluar pasdites e së martës nga shërbimet e komisariatit të policisë Pukë.Burimet zyrtare thanë se Fatmir Shyti, vjeç 25, banues në fshatin Bicaj ka qenë person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë, pasi Gjykata e Rrethit Pukë 1 e ka denuar të lartpërmendurin për vepren penale të "Kanosjes". Burimet thanë se materialet në ngarkim të shtetasit të ndaluar, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së rrethit gjyqësor Pukë/NOA

KOMENTE