Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bakteri killer: gjithçka që duhet të dini
English

Bakteri killer: gjithçka që duhet të dini

Tiranë, 2 qershor, NOA- E-Coli po mbjell frikën e vdekjes në mesin e popullatës dhe po tmerron tregjet e pemëve dhe perimeve në Evropë. Ky bakter vrasës vepron si një helm, duke goditur veshkat. Por çfarë duhet të dimë më shumë rreth tij?

Çfarë është E-Coli? Është një bacillo Gram-negativ paraqitur në variacione të ndryshme, një mysafir i rregullt i familjes Enterobacteriaceae (si Salmonella dhe Shigella)

Simptomat Te njerëzit, infeksionet nga Escherichia kryesisht manifestohen me diarre, nganjëherë të lidhura me lirimin e gjakut dhe mosfunksionimin e veshkave. E. Coli është gjithashtu përgjegjës për infeksionin e rrugëve urinare, infeksionin peritoneal dhe gurëve të tëmthit, meningjitin, bakteremisë.

Kura Infeksioni kur nuk është i komplikuar zakonisht luftohet me derivatet e penicilinës, ndërsa infeksionet e rënda mund të kërkojë kurimin me cefalosporinë dhe aminolicosid.

Çfarë ka ndryshe nga të tjerët bakteri që vjen nga Gjermania?

Patogjeni E. Coli është shkaktuar nga toksina dhe ndryshe nga të tjerët mund të ketë natyrë të ndryshme kimike. Escherichia Coli "gjerman" është i aftë të prodhojë një helm të fuqishëm të quajtur Vero-citotoksina (VTEC), një substancë që vepron si një helm. Ai zhvillohet në zorrë dhe pastaj përmes mukozën kalon në gjak dhe godet veshkat duke shkaktuar komplikime shumë serioze: sindromën hemolitiko uremik.

Kush është më i ekspozuar? E. Coli ndikon kryesisht te fëmijët te të cilët shkakton diarre të rëndë. Si merret infeksioni? Përmes konsumimit të ushqimit ose ujit të kontaminuar. Infeksioni mund të ndodhë edhe kur një person vjen në kontakt me bakteret tipike të florës bakteriale të kafshëve, për shembull, nëpërmjet konsumit të mishit ose qumështit dhe derivateve të tij. Në qoftë se kafsha mbart patogjenin mund të infektojë të gjitha produktet e mjedisit ku jeton, nëpërmjet shpërndarjes së jashtëqitjeve në ujë dhe livadhe.Por vëmendje edhe për karrocat e pazarit, butonat e WC-ve dhe ashensorëve, një vend ideal për kolonitë e bakterieve.

Si mund të parandalohet infeksioni? Arma kryesore për të luftuar këtë bakter është higjiena, mbrojtja e vetme për të parandaluar çdo lloj ushqimi të infektuar. Është më mirë të mos konsumoni qumësht jo të pasterizuar, rekomandimi vlen sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, dhe kujdes në gatimin e mishit. Gjithashtu, evitoni banjot në ujëra e ëmbël. Sa për frutat dhe perimet i lani me ujë të bollshëm. Për produktet e paketuara, lexoni me kujdes etiketat.

a.e./NOA

KOMENTE