Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çaushesku e Gadafi, kur i shkruanin njëri-tjetrit: I dashur mik dhe vëlla ...
English

Çaushesku e Gadafi, kur i shkruanin njëri-tjetrit: "I dashur mik dhe vëlla" ...

Bukuresht, 2 qershor, NOA/ Eglantina Nasi – Njihen që të dy si liderë që ushtronin diktat ndaj popujve të tyre, e ndoshta kjo cilësi e përbashkët i ka bërë shumë të afërt në vite me njëri-tjetrin.

Ish-diktatori komunist rumun, Nikolae Çaushesku dhe lideri aktual libian, Muamar Gadafi, kanë patur një lidhje mjaft të veçantë me njëri-tjetrin, e cila shfaqet përmes letrash dhe dokumentesh konfidenciale të vëna në dritë nga Arkivat Rumune dhe të publikuara në të përditshmen “Evenimentul Zilei”.

... Gjithçka duket se nis të shfaqet në dhjetor të vitit 1973, kur Lindja e Mesme ishte përfshirë në konfliktin e lidnur mes Sirisë dhe Egjiptit që sulmuan Izraelin.

Të dy liderët e lartpërmendur, preferojnë që t’u drejtohen me një letër të përbashkët, të firmosur nga të dy, vendeve të Lindjes së Mesme që t’i largohen luftës.

Tripoli dhe Bukureshti duken të bashkuar në një letër dërguar më 12 dhjetor 1973, ku Muamar Gadafi dhe Nikolae Çaushesku u propozojnë atyre që të përfshihen në një proces paqeje të drejtë dhe të qëndrueshëm.

Kujtojmë këtu se në atë kohë, Rumania ishte i vetmi vend i Bllokut Lindor që mbante marrëdhënie diplomatike me Izraelin, si pjesë e "pavarësisë" nga Bashkimi Sovjetik. Ndërkaq, gjatë vizitës në 12-14 shkurt 1974, e mbushur me gjeste simbolike, u tha edhe shprehja e madhe mes dy liderëve: "Vëlla".

Gjë që u pasua me këmbime të mëdha ekonomike mes dy vendeve si vaj libian për Rumaninë, apo punëtorë dhe inxhinierë rumunë për oborrin libian. Në ditën e dytë të kësaj vizite, Çaushesku i hap Gadafit një kuti të madhe, argjendi. Brenda ishte një libër shumë i vjetër, shkruar me dorë.

"Ky është dorëshkrim origjinal i përkthimit të parë në rumanisht të Kur'anit, qindra vite më parë. Ne kemi vetëm një kopje të vetme, por dhe unë kam vetëm nju vëlla të vërtetë, merre vëlla”, iu drejtua Çaushesku Gafadit.

Mbi pesë vjet e gjysmë, Gadafi dhe Çaushesku i drejtoheshin njëri-tjetrit me korrespondenca, sipas formulës: "I dashur mik dhe vëlla."

Kjo ishte sidomos, pas një vizitë të re në Libi, konkretisht në Bengazi, ku kreu i Bukureshtit dukej në ekstazë.

"Bisedat tona të frytshme përbëjnë një fazë të re në forcimin dhe zhvillimin e miqësisë të lartë e të ngushtë të marrëdhënieve të bashkëpunimit në mes të Rumanisë dhe Libisë.

Eshtë një kontribut i çmuar në forcimin e luftës tonë të përbashkët kundër kolonializmit dhe imperializmit, unë jam i kënaqur të shoh se ju, i dashur mik Gadafi, i kushtoni vëmendje të vazhdueshme arritjes së të njëjtave masa që kemi arritur, marrëdhënieve të vazhdueshme vëllazërore që na lidhin dhe të cilat ne duam që të jenë të përhershme", i shkruante Gadafit ish-diktatori rumun...

Papritur nis zhgënjimi ... Por entuziazmi i të dyja palët, kishte për t’u zbutur në vitet e ardhshme.

Ndërsa Çaushesku vazhdon për të folur mbi "politikën e paqes, pavarësinë dhe bashkëpunimin". E nga ana tjetër, Gadafi krejt i cilëson planet e SHBA-Izrael si "metoda naziste" për të krijuar "një perandori në bazë të fetare”.

Pas udhëtimit në Libi më 21-25 shtator 1983, të këshilltarit rumun presidencial Florea Dumitrescu, u hartua një raport top sekret raport.

Teksti u referohej "disa problemeve të marrëdhënieve ekonomike rumune-libiane".

Një kapitull i veçantë është ai në lidhje me bashkëpunimin për energjinë bërthamore, ku tregohej se si një delegacion i ekspertëve të Rumanisë, u kthye i zhgënjyer me mënyrën se si u zhvilluan bisedimet në Libi.

"Përfaqësuesi i Libisë ka deklaruar se vendi i tij ka gjetur një partner të ri, një shtet socialist, pa emër, që ta ndihmojë atë në arritjen e këtyre planeve”, citon raporti.

Nga ana tjetër, në mars të vitit 1985, Çaushesku ishte duke i kërkuar "mikut të tij" për të paguar borxhet ndaj kompanive rumune, që të mund të vazhdonin të punonin në Libi etj.

Letër-këmbimi mes dy diktatorëve

12 dhjetor 1973 Letra e përbashkët e Çausheskut dhe Muamar Gadafit, ku bëjnë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme.

30 Janar 1974

Letra e Çausheskut për Gadafin, ku e përshëndet për deklaratat e tij për eliminimin e imperializmit dhe të prapambetjes që kërcënon botën.

16 dhjetor 1975 Diktatori rumun në një letër bën një vlerësim fillestar të marrëdhënieve vëllazërore me Libinë.

15 Maj 1979

Telegram i Gadafit ndaj Çausheskut, ku i kërkon që bashkë me krerët e tjerë të shteteve të mbështesin ndryshimin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, nga 1 maj, në 1 shtator si dita që festohej në Libi për të ashtuquajturën "fitore e njerëzve që punojnë".

16 tetor 1979

Çaushesku mirëpriti funksionimin dhe perfeksionimin e marrëdhënieve rumuno-libiane

13 tetor 1983

Hartohet Raporti Sekret i përgatitur nga këshilltari presidencial rumun Dumitrescu Florea, pas një vizite në Libi gjatë datave 21-25 shtator 1983. Përmes tij, del fakti se Rumania ishte e mërzitur për mungesën e bashkëpunimit në "çështjen bërthamore" nga ana e Libisë.

n.e/NOA

KOMENTE