Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kredi emergjence, fondet e stabilizimit për vendet në borxhe të eurozonës
English

Kredi emergjence, fondet e stabilizimit për vendet në borxhe të eurozonës

E enjte, 2 qershor 2011, NOA- Bashkimi Europian operon me tre fonde të ndryshme shpëtimi për të mbështetur vendet anëtare të zhytura në borxhe. Ministrat e Financave të eurozonës konsultohen në Bruksel për kreditë e reja.

Ombrellë speciale shpëtimi për Greqinë

Për Greqinë në prill të vitit 2010 vendet anëtare të eurozonës dhe disa vende të tjera anëtare të BE-së krijuan "Fondin e Kredisë për Greqinë". 16 shtetet asokohe ranë dakord, që t'i garantojnë Greqisë për një periudhë prej tre vjetësh 80 miliardë euro si kredi.

FMN-ja në Uashington shprehu gatishmërinë që të shtojë edhe 30 miliardë euro në këtë fond. Me këto 110 miliardë euro Greqia duhet të mbështet deri sa ajo nga viti 2011 të jetë sërish në gjendje të marrë kredi me interesa të përballueshme në tregun e lirë të kapitalit. Nga këto 110 miliardë deri më sot i janë paguar Greqisë gati gjysma. Koordinimi i dhënies së kredisë është marrë përsipër nga Komisioni Evropian. Kredidhënësit janë anëtarë të veçantë të eurozonës.

Shifrat e fundit të FMN-së tregojnë, se gjendja financiare e Greqisë është më keq nga sa ishte menduar një vit më parë. Ndaj ekspertët parashikojnë nevojën për një kredi shtesë prej rreth 40 derin në 60 miliardë euro deri në vitin 2013. Greqisë në mars iu garantuan interesa të ulëta dhe një afat më i gjatë për kreditë e lëvruara tashmë. Ky ristrukturim i "butë" i borxhit prek vetëm kredidhënësit shtetërorë, por jo bankat private, të cilat kanë blerë bonot greke të thesarit. Banka Qendrore Evropiane, pra banka emetuese e ndërkohë 17 vendeve që përdorin euron si monedhë të përbashkët, ka blerë gjithashtu bonot greke të thesarit me një volum prej 50 miliardë euro. Nëse do të lindë nevoja për një ristrukturim "të fortë" të borxhit, pra për zhvleftësimin e titullit të borxhit, Banka Qendrore Evropiane dhe depozituesit privatë kërcënohen nga humbje të mëdha ndoshta deri në 50% të depozitave të tyre.

Ombrellë shpëtimi për të gjithë

Paketa e shpëtimit "European Financial Stability Facility" (EFSF), u krijua verën e vitit 2010 në Luksemburg. Në të bëhet fjalë për një firmë sipas së drejtës private, aksionerë të së cilës janë shtetet e eurozonës. Paketa e shpëtimit, e cila drejtohet nga nëpunësi i lartë gjerman Klaus Regling, teorikisht mund të japë borxh 440 miliardë euro, për ata që garantojnë anëtarët e eurozonës. Kësaj i shtohen edhe 60 miliardë euro nga buxheti i Komisionit Evropian dhe 250 miliardë euro nga FMN-ja. Gjithsej shuma në dispozicion është 750 miliardë euro. Kjo shumë në praktikë është e kufizuar në rreth 450 miliardë euro, sepse një pjesë e garancive për kreditë duhet të mbahet e tërhequr si të thuash si kapital i saj. Kreditë sigurohen në maksimum, në mënyrë që EFSF në përgjithësi të vlerësohet në tregjet e kapitalit me kategorinë AAA të bonitetit. Kjo i duhet EFSF-së, që të mund të mbledhë vetë para me interesa të ulëta, në mënyrë që ajo të mund t'ua përcjellë ato shteteve në vështirësi financiare.

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së kanë rënë dakord, që shuma e parave që mund të jepen borxh të rritet në 750 miliardë euro. Për këtë shtetet e eurozonës duhet të japin garanci më të larta. Aktualisht Finlanda nuk është dakord, sepse një parti skeptike ndaj Evropës është kundër shtimit të fondit të shpëtimit.

Klientë janë Irlanda dhe Portugalia

Nën ombrellën e shpëtimit të eurozonës janë strehuar Irlanda dhe Portugalia. Irlanda në dhjetor 2010 njoftoi për një nevojë financiare për tre vitet e ardhshme në vlerën 80 miliardë euro. Komisioni i BE-së deri tani i ka dhënë borxh Irlandës rreth 22,5 miliardë euro. Nga fondi i kredive EFSF deri tani ka paguar vetëm 3,6 miliardë euro. Norma e interesit për këtë kredi është 5,9 %. Për kryeministrin e ri të Irlandës Kenny, kjo normë interesi është mjaft e lartë. Ai kërkon interes më të ulët. Në fund të marsit Portugalia kërkoi ndihmë prej EFSF-së. Ministrat e Financave të eurozonës parashikohet që të miratojnë për Portugalinë një kuadër kredie prej 78 miliardë eurosh, duke përfshirë edhe kuotën e FMN-së, e cila do të përbëjë afërsisht një të tretën. Pagesa e këstit të parë pritet të bëhet në qershor.

Në qershor 2010 në takimin e Luksemburgut ministrat e financave të eurozonës diskutuan për fondin financiar të shpëtimit.

Për 2013 planifikohet Fondi Monetar Evropian

Nga mesi i vitit 2013 EFSF-ja si një ombrellë e përkohshme shpëtimi do të zëvendësohet nga një ombrellë e tretë financiare, "European Stability Mechanism" (ESM).

Këtë e vendosën në mars 2011 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së. ESM do të mund të japë një borxh në volumin 500 miliardë euro. Kësaj i shtohen edhe 250 miliardë euro, që duhet të japë FMN-ja si kredi. Për të siguruar vlerësimin e bonitetit të këtij fondi të përhershëm shpëtimi në kategorinë AAA, ESM-ja do të pajiset jo vetëm me garanci, por edhe me para në dorë si kapital të vetin. Rreth 80 miliardë euro duhet të paguajnë vendet anëtare brenda një periudhe pesëvjeçare. Gjermania si vendi më i madh i eurozonës duhet të paguajë 22 miliardë euro. Brenda koalicionit qeverisës të kancelares Angela Merkel po krijohet një front rezistence kundër këtij modeli.

Në vjeshtë Bundestagu duhet të miratojë ligjin për ESM. Krijimi i ESM-së, e cila nuk do të jetë një firmë private, por një organ zyrtar i BE-së, kërkon ndryshimin e marrëveshjeve evropiane, ndryshim ky që duhet të ratifikohet nga vendet anëtare.

Për shtetet e eurozonës Komisioni Evropian mban në gatishmëri një fond prej 50 miliardë eurosh për ndihmat direkte për buxhetin. Nga ky fond deri tani kanë përfituar Rumania, Letonia dhe Hungaria. Hungaria ndërkohë i ka shlyer këto kredi. Rumania në valën e krizës ndërkombëtare financiare ka marrë rreth 20 miliardë euro nga FMN-ja dhe BE-ja, Letonia ka marrë 7,5 miliardë dhe Hungaria 20 miliardë euro.

DW/NOA

KOMENTE