English

Krujë, vjedhje nën kërcënim armësh, 2 në pranga

Krujë, 2 qershor 2011 NOA- 2 persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim nën akuzën e plagosjes dhe tentativës së vjedhjes. Burimet zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut Durrës njoftuan se është arrestuar Sefulla Fresku, 71 vjeç, banues në Thumane Kruje, akuzuar për veprat penale të plagosjes së rëndë dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake. 71 vjeçari, më datë 01.06.2011, rreth ores 03.00 ka plagosur me armë zjarri automatik shtetasin Sokol Pali, 38 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje, i cili, në bashkëpunim me shtetasin Ardjan Kala, 43 vjeç, banues në Laç, i dënuar më parë për vjedhje, kanë tentuar të kryejnë vjedhje në banesën e tij. Policia ka prangosur edhe shtetasin Sokol Pali, akuzuar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Ardjan Kala. a.q/NOA

KOMENTE