Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Griselda nuk ishte shtatzanë gjatë rrëmbimit imagjinar
English

Policia: Griselda nuk ishte shtatzanë gjatë rrëmbimit imagjinar

Tiranë, 2 qershor, NOA –Policia ka zbardhur një pjesë të ngjarjes që shokoi gjatë dy ditëve të fundit opinionin publik. Burime zyrtare nga Policia e Tiranë bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se; shtetasja 28 vjeçare, Grisela Roshi, lindur dhe banuese në Kavajë, bashkëshorte e z. Elvis Roshi, kryetar i bashkisë së Kavajës, i zgjedhur më 8 maj më mbështetjen e Partisë Socialiste, nuk ka qenë shtatzanë në ditët kur aludohet rrëmbimi dhe pengmarrja”.

Pas hetimeve intensive që nga marrja e padisë, forcat e policisë grupet ekspertëve dhe prokurorët e krimeve të rënda janë vënë në lëvizje dhe kanë hetuar të gjitha pistat e mundshme të hetimit. Verifikimet e para janë bërë në bazë të dëshmive që ka dhënë 28-vjeçarja.

Duke ju referuar dëshmive të vajzës dhe kontrollit mjeko-ligjor, policia ka arritur në përfundimin se nuk ka pasur shtatzëni dhe as pengmarrja siç pretendon 28-vjeçarja.

Burime zyrtare të policisë thanë pse për rastin në fjalë dy janë variantet e shtatzënisë së pretenduar; e para lidhet me një abort të kryer të paktën 30 ditë më parë dhe e dyta, mundësia e një shtatzënie imagjinare që nuk ka ndodhur kurrë.

Burimet shtojnë se brenda ditës së sotme do të dalin në mënyrë zyrtare arsyet se pse Griselda Roshi ka bërë këtë denoncim, i cili detyroi mediat ndërkombëtare që të bëjnë publikojnë një lajm të rrem.

a.k/NOA

KOMENTE