English

United, Adam për të zëvendësuar Scholes

Mançester, 2 Qershor NOA - Gjurmimi për pasardhësin i Paul Scholes ka nisur.

Alex Ferguson është në kërkim të një lojtari, i cili do të jetë në gjendje të zëvendësojë plotësisht mesfushori 36-vjeçar, që zyrtarizoi tërheqjen e tij nga futbolli ditën e djeshme.

Objektivi primar mban emrin e Charlie Adam, 25-vjeçari skocez, i cili u vu në pah sezonin e shkuar në skuadrën e Blackpool me 12 gola dhe 9 asist.

Vlera e tij është e përcaktuar në një shifër prej 18 milionë eurosh.

Adam duhet thënë se është aktualisht objektivi më i mundshëm, kjo dhe pse Ferguson do të përpiqet të shkëpusë Luka Modric nga skuadra e Tottenham.

r.b/NOA

KOMENTE