Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi automjetin, pranga shtetasit italian
English

Vodhi automjetin, pranga shtetasit italian

Durrës, 2 qershor 2011 NOA- Një 29 vjeçar me shtetësi italiane ka rënë në prangat e policisë kufitare te qytetit të Durrësit pak minuta pas zbarkimit në portin e këtij qyteti. Francesco Cinefra, 29 vjec, banues ne Brindisi është paraqitur para shërbimeve të Policisë Kufitare të Portit Detar Durrës për kontroll pas zbarkimit nga trageti Bridge i linjës Bari-Durrës së bashku me automjetin e tij të markës Audi A6, me targa CW109XN. Nga verifikimi i kryer nga punonjësi i Policisë Kufitare, rezultoi që ky mjet ishte vjedhur në Itali tre muaj më parë dhe dokumentacioni i paraqitur në emër të shtetasit Francesco Cinefra dyshohej të ishte i fallsifikuar.

a.q/NOA

KOMENTE