Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çeku: Serbia, pengesë e bashkëpunimit rajonal
English

Çeku: Serbia, pengesë e bashkëpunimit rajonal

Prishtinë, 3 qershor, NOA - Ministri i forcës së sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se Serbia po bëhet “pengesë e bashkëpunimit rajonal, ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe se po i ngadalëson përpjekjet për krijimin e paqes dhe sigurisë në rajon”. Ministri Çeku, theksoi se nuk ishte në rregull që ministri i mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, javën e kaluar, nuk mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të “Kartës së Adriatikut”.

“Serbia gjithnjë veten e vë në anën e problemit”, tha Agim Çeku, në intervistën për një kanal televiziv në Podgoricë.

Ai vlerësoi se “ka kaluar koha e konflikteve në rajon” dhe se “nuk ka ide për Shqipërinë e Madhe, nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka kthim të gjendjen para vitit 1999 dhe nuk ka bashkim me cilindo shtet tjetër”.

NOA/RFE

KOMENTE