Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia mbyll sot fushatën, nesër heshtje zgjedhore
English

Maqedonia mbyll sot fushatën, nesër heshtje zgjedhore

Shkup, 3 qershor 2011, NOA- Partitë politike të cilat garojnë për zgjedhjet e së dielës më 5 qershor, ditën e sotme e kanë pasur të fundit për fushatën elektorale, pasi dita e nesërme shënon heshtje zgjedhore.

Një fushatë e cila ka zgjatur për një muaj rresht ka përballur programe, platforma, ide dhe kandidatë mes tyre, të cilët u kanë kërkuar votën qytetarëve, për mandatin e ri qeverisës.

Pjesë e kësaj gare janë edhe partitë politike shqiptare, ku kreu BDI-së, Ali Ahmeti, para simpatizantëve të partisë së tij në Shkup, tha se ka ardhur momenti që përfundimisht të zgjidhet çështja e emrit mes Shkupit dhe Athinës dhe Maqedonia të vazhdojë rrugën e integrimit të saj drejt NATO-s dhe BE-së.

Ndërkaq PDSH nën drejtimin e Menduh Thaçit, nga Gostivari akuzoi qeverinë e kryeministrit Gruevski se ka përdorur një plan nazist për të asimiluar shqiptarët.

Sipas Thaçit, aparati shtetëror në bashkëpunim me disa shqiptarë ka përdor forma të ndryshme për të shkatërruar PDSH-në që sipas tij është e vetmja parti që mbron interesat kombëtare.

Ndërsa Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti tubimin me qytetarët e Shkupit dhe ku kryetari i RDK-së, Rufi Osmani deklaroi se RDK do ti çoj në një muze politikë konkurrentët.

Më tej Bashkimi Demokratik Shqiptar nën drejtimin e kryetarit Bardhyl Mahmuti nga Tetova në takimin përmbyllës të mbrëmjes së sotme u shopreh se, simpatizuesit dhe qytetarët anembanë vendit duhet të votojnë platformën e kësj partie, për të votuar antidiskrimin të shqiptarëve në Maqedoni.

a.y/NOA

KOMENTE