English

Vrasje mes kushërinjsh të afërt në Shijak, dyshohet konflikti për tokën e mbjellë

Shijak, 3 qershor 2011 NOA – Konflikti për tokën dhe të mbjellat e saj, dyshohet se është shkak i një vrasjeje mes djem xhaxhallarësh, ngjarje që ka ndodhur vetëm para pak minutash.

Viktima është Tahir Guza rreth 50 vjeçar kurse autor i dyshua ri ngjarjes është djali i xhaxhait të tij, Pëllumb Guza.

Policia tha se është informuar për ngjarjen dhe ka nisur për në vendbanimin e të dyve, në fshatin Fushë Koxha afër Shijakut, një grup hetimor i cili ka konstatuar se autori i dyshuar ishte larguar nga vendngjarja.

Policia tha se ka nisur ndjekjen për të kapur autorin e krimit.

e.tNOA

KOMENTE