English

30 mijë euro për shampanjën 200 vjeçare

E shtunë, 4 qershor 2011, NOA- Një shishe shampanjë e kantinës Veuve Cliquot me vjetërsi 200 vjeçare, u shit ditën e djeshme për shifrën rekord të 30 mijë eurove.

Kjo shitje ishte organizuar në arkipelagun Finlandez të Aaland jo shumë larg nga vendi ku kjo shishe ishte gjetur në fund të detit Balltik.

Shampanja e rekordit bënte pjesë në një ngarkesë të gjetur në korrik të vitit 2010 në një anije të fundosur mes viteve 1825 dhe 1830 jo shumë larg arkipelagut të Aaland.

Fituesi i cili pagoi këtë shifër marramendëse mësohet të jetë nga Singapori.

a.y/NOA

KOMENTE