Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet grupi i hajdutëve, grabisnin banesa në kryeqytet
English

Arrestohet grupi i hajdutëve, grabisnin banesa në kryeqytet

Tiranë, 4 qershor 2011, NOA- Hajdutët e kasafortës së firmës së ndërtimit “Vllaznia” në të cilën u morën 45 mijë euro katër ditë më parë, janë identifikuar dhe janë vënë në prangat e policisë.

Pas hetimit të bërë nga ana e bluve të kryeqytetit janë identifikuar autorët M.Cungu, 15 vjeç dhe S.M, 14 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa është identifikuar Marildo Mera, 23 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Tre të rinjtë mendohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë realizuar vjedhjen e zyrave të firmës së ndërtimit duke marrë dhe transportuar më pas kasafortën më një

automjet në pronësi të shtetasit Marildo Mera dhe pasi kanë vjedhur shumën e parave që ndodhej në kasafortë e kanë braktisur në afërsi të Babrrusë në Tiranë.

Në vijim të hetimeve nga ana e policisë u gjend kasaforta së bashku me një sërë dokumentesh të kësaj firme ndërtimi.

Sipas policisë tre bashkëpunëtorët janë të implikuar edhe në një sërë vjedhjesh të tjera, kryesisht në banesa, siç është rasti i vjedhjes në rrugën “Don Bosko”, ku është grabitur në banesën e një shtetaseje shuma e parave 50 000 lekësh.

Një tjetër rast është edhe ai i rrugës së Dibrës ku dyshohet se kanë hyrë banesën në pronësi të një shtetaseje, ku kanë vjedhur shumën e parave prej 30 000 lekësh.

Sipas policisë të ndaluarit janë të dyshuar edhe për një sërë vjedhjesh të tjera.

a.y/NOA

KOMENTE