Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas Kolegjit, dita e parë e Tiranës me kryebashkiak, opozita hesht
English

Pas Kolegjit, dita e parë e Tiranës me kryebashkiak, opozita hesht

Tiranë, 4 qershor 2011, NOA- Pas afro një muaji përballjesh deklaratash e kundërdeklaratash, numërime e ankimime, mbrëmja e djeshme duket se i dha formë fituesit të Bashkisë së Tiranës.

Rrëzimi nga ana e Kolegjit Zgjedhor të ankimimit të Partisë Socialiste pas administrimit të të gjitha provave dhe argumenteve nga pala paditëse, rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme vendimi u komunikua shkurt nga relatori Tom Ndreca i cili tha se rrëzohet kërkesa e Partisë Socialiste dhe pushohet çështja, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lulzim Basha i kandiduari i demokratëve edhe pas këtij procesi mban kryesimin dhe është zyrtarisht fitues me 81 vota në avantazh.

Ndërkaq Kolegji pasi kishte pranuar ta shqyrtonte e ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste e cila kërkonte që të mos njihej si i ligjshëm vendimi i KQZ për hapjen e kutive dhe numërimi sërish i fletëvotimeve të gjetura në kutitë e gabuara.

Sakaq pas këtij vendimi, në kundërshtim nga selia blu nga ana e Partisë Socialiste mbizotëroi heshtja, duke mos u dhënë asnjë deklaratë lidhur me të, duke vijuar me të njëjtën situatë edhe gjatë paradites së sotme.

Nuk dihet ende se cili do të jetë hapi i radhës i saj, cili do të jetë ankimimi i radhës, apo nëse do i rikthehet rrugës së protestave, ashtu sikurse edhe është lajmëruar si një opsion i mundshëm.

Nga ana e tij, Lulzim Basha pak orë pas konfirmimit në krye të bashkisë, u shpreh i kënaqur nga vendimi, por deklaroi se do presë deri sa të mbyllet i gjithë procesi.

Për thuajse 1 muaj sytë e gjithë shqiptarëve u drejtuan drejt numërimit të votave, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e së fundmi drejt Kolegjit Zgjedhor, ku kryesocialisti Rama mori goditjen e fundit për humbjen e bashkisë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Kuqeziu05:09 - 05 Qershor 2011
    Ne asnje vend te botes nuk behet kaq zhurme per zgjedhjet bashkiake, sepse kryetari i bashkise eshte thjesht nje administrator. Zakonisht zhurma behet per zgjedhjet nacionale. Pse nje lufte kaq e madhe per postin e kryebashkiakut te Tiranes? Sepse bashkia e Tiranes, nen sundimin diktatorial te Edi Rames, ka qene lopa e arte e socialisteve per 11 vjet.
  • Modis Durres21:34 - 04 Qershor 2011
    bravo bravo bravo bravo bravo bravo bravo bravo basha basha