Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Edi Rama të pranojë rezultatin
English

PD: Edi Rama të pranojë rezultatin

Tiranë, 4 qershor 2011, NOA – Pas akuzave të sotme ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor ka reaguar Partia Demokratike, duke deklaruar se kryebashkiakun e Tiranës e zgjodhën vetë kryeqytetasit e jo Gjykata. Zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj i bëri thirrje kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen” dhe kryesocialistit Rama të heqë dorë nga presionet mbi institucionet e pavarura kushtetuese të vendit, duke i kërkuar të pranojë rezultatin e vendosur nga zgjedhësit.

“Partia Demokratike vazhdimisht është shprehur se cilido qoftë verdikti përfundimtar i këtij procesi, ne do ta respektojmë atë. E dimë që është e pamundur për Edi Ramën të pranojë një rezultat ku ai ka humbur, por rezultati është rezultat”, bëri me dije Mustafaraj.

Këtu zëdhënësja e PD-së rikujtoi se në vitin 2009, ODIHR i kishte tërhequr vërejtje Edi Ramës për propagandën e kryer me qëllim që të siguronte një rezultat në favor të tij, jashtë kornizës institucionale.

“Është e qartë se ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe sot, pavarësisht faktit se të gjithë e dinë se këto ishin zgjedhjet më të sakta dhe më të drejta në historinë e Shqipërisë”, tha zëdhënësja Mustafaraj.

Mustafaraj renditi një sërë pyetjesh që përpiqen të hedhin dritë mbi arsyet që e shtyjnë Edi Ramën të mos dëshirojë numërimin e çdo vote; apo t’i bëjë presion institucioneve ligjore të pavarura; si dhe të pështjellojë situatën politike postzgjedhore duke e anatemuar.

mit/NOA

KOMENTE
  • mergimtari22:31 - 04 Qershor 2011
    sa keq,fituan kriminelet dhe humbi populli sa keq dhe sa turp per ate qe ndolli sa keq qe edhe pas 20 vitesh nuk ka demokraci sa keq qe ne shqiperi blihet cdo gje me pare pse? kush e ka fajin? (populli qe trajtohet si bageti apo veteriner Berisha)
  • Blerta 20:49 - 04 Qershor 2011
    RROFTE SALIU ME BASHEN.......
  • sotir Labi19:39 - 04 Qershor 2011
    Plehera vetem plehera jeni. Poshte pd-ja. Rofte Shqiperia pa saline.