Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rihana provokon, organizatat humanitare kundër videoklipit
English

Rihana provokon, organizatat humanitare kundër videoklipit

Los Angelos, 4 qershor 2011, NOA - Rihana ka provokuar sërish. Këtë rradhë jo me seksualitetin e saj, por me videoklipin e këngës më të fundit, ku ajo shfaqet duke qëlluar me armë një mashkull, si hakmarrje për sulmin seksual ndaj saj.

Mjaft organizata humanitare në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar dhe kanë kërkuar që ky videoklip të mos shfaqet për shkak të skenave të dhunës që përmban.

Pavarësisht këtyre protestave vetë këngëtarja, e cila në vitin 2009 ra pre e dhunës së të dashurit të saj, Chris Brown, mbrojti klipin duke thënë se bëhet fjalë për një klip artistik, që nuk ka për qëllim të inspirojë dhunë.

Rihana është shprehur se me anë të këtij videoklipi ka kërkuar të prekë një çështje delikate dhe të japë një mesazh për të gjithë ata që druajnë të flasin mbi këtë çështje.

Këngëtarja 23-vjeçare ka deklaruar në një rrjet social në internet se synimi i videoklipit të saj është të evidentojë forcën e femrës, një virtyt që siç tha, e pengon atë të bjerë viktimë e dhunës.

mit/NOA

KOMENTE