English

SHBA, vjen udhëzuesi që thyen mitet rreth shtatzënisë

SHBA, 4 maj, NOA-Të qenit shtatzënë mund të shkaktojë shumë ankth. Nëntë muaj në barkun e nënës gjithashtu mund të ndikojnë fuqishëm në jetën e fëmijës dhe të ushqyerit e grave shtatzëna mund të ketë efekt mbi fëmijën. Shtatzënia në kulturën popullore gjithmonë ka krijuar mite, besëtytni dhe ilaçe të bëra vetë. Por të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë.

Tani nga SHBA vjen "The Mommy Docs Ultimate Guide to Pregnancy and Birth”, një udhëzues që rrëzon mitet, të cilat, të paktën deri tani kanë ndikuar në shumë gra.

Tre gjinekologe kaliforniane, Yvonne Bohn, Allison Hill dhe Alane Park kanë vendosur të rrëzojnë një nga një, mitet më të zakonshme në lidhje me shtatzëninë për të hequr kështu çdo dyshim te nënat e ardhshme.

Ja lista e të vërtetave të shpallura: 1. Fëmija i parë lind vonë

Vetëm 5% e fëmijëve lind në datën e caktuar

2. Nuk mund të udhëtohet me avion në tremujorin e parë dhe të fundit të shtatzënisë E pavërtetë. Ju mund të merrni avionin çdo herë që dëshironi!

3. Të ecurit gjatë shtatzënisë e bën lindjen më të shpejtë

E rreme. Mund të bëjë nënën të ndjehet më mirë nënat dhe më në formë.

4. Nuk duhet të ledhatoni macen gjatë shtatzënisë E rreme, edhe pse është mirë të shmangni rrezikun e toxoplasmosis nga kontakti me jashtëqitjen. 5. Nuk hahet salmon i tymosur E rreme, është i pasur me omega-3 dhe është i mirë si për nënë dhe fëmijën. 6. Mos hani sushi E rreme, megjithatë, shmangni skumbrinë dhe mishin e peshkaqenit. 7. Ju nuk mund të kryeni marrëdhënie seksuale E pavërtetë. Nuk ka asnjë rrezik për fëmijën dhe përmirëson humorin. 8. Mos bëni banjo të nxehtë E vërtetë. Shmangni saunat.

9. Mos ecni me taka të larta

E pavërtetë. Mjafton të ruani ekuilibrin mbi taka.

10. Mos pini kafe E rreme. Nuk duhet ekzagjeruar, por një filxhan në ditë nuk bën dëm. 11. Mos pini alkool E vërtetë. 12. Duhet të flini në anën e majtë E rreme. 13. Gratë shtatzëna duhet të hanë për dy E rreme. Shtatzënia kërkon 300 kalori ekstra në ditë. Jeni gjithmonë të kujdesshme për atë që hani. 14. Një fëmijë me më shumë peshë është më i shëndetshëm E rreme. Fëmijët të cilët kanë lindur me peshë më shumë janë më në rrezikuar ndaj diabetit dhe obezitetit.

15. Birra ndihmon të vijë qumështi E rreme.

KOMENTE