Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transparenca dhe fitorja e madhe
English

Transparenca dhe fitorja e madhe

Nga Lulzim Basha

Para pak orësh Kolegji Zgjedhor mori një vendim të rëndësishëm duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të numëruar çdo votë. Në pritje të certifikimit të rezultatit final dhe në respekt të plotë të tij, unë dua të them vetëm pak fjalë.

Sonte jam shumë i lumtur sepse e gjithë fushata jonë ka patur një motiv: dëgjimin e zërit të qytetarëve. Sepse askush nuk mund të drejtojë nëse më parë nuk dëgjon zërin dhe problemet tuaja. Dhe e gjithë kjo betejë ka qenë pikërisht për këtë: Që zëri juaj të dëgjohej.

Më vjen shumë mirë që çdo votë u numërua në rregull, sipas parimeve të demokracisë dhe me një transparencë të admirueshme dhe të panjohur deri më sot.

Kjo është fitorja jonë më e madhe.

Falenderoj gjithë qytetarët, nëse votuan për mua apo jo, për durimin dhe qytetarinë me të cilën po presin përfundimin e këtij procesi.

Duke respektuar të drejtën tuaj legjitime për të festuar ju bëj thirrje që të dëshmoni qytetari, respekt ndaj ligjit dhe institucioneve deri në shpalljen përfundimtare të rezultatit.

KOMENTE