Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ankandi: Shiten për 200 dollarë të brendshmet e Madoff
English

Ankandi: Shiten për 200 dollarë të brendshmet e Madoff

Florida, 5 qershor 2011, NOA – Shiten në ankand disa palë të brendshme që i përkisnin mashtruesit të Wall Street, Bernard Madoff, i dënuar me 150 vite burg.

Mbathjet e Madoff u shitën në një ankand të çelur në Florida për 200 dollarë pala.

Ankandi online u çel nën kujdesin e shërbimit amerikan Marshals, i cili ofroi për klientët një seri objektesh personale të Madoff të gjetura në shtëpinë e tij në Palm Beach.

Ndër objektet e servirura përfshiheshin edhe shkopinj antikë golfi apo edhe objekte arti.

Më shumë se gjashtë mijë persona morën pjesë online në ankandin e çelur në Florida, ku u mblodhën gjithsej 400 mijë dollarë që do të shkojnë për fondin e krijuar për kompensimin e viktimave të mashtruesit, Bernard Madoffi, i dënuar për krimin ndaj qytetarëve me plot 150 vite burg.

mit/NOA

KOMENTE