Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 6 Qershor 2011
English

Parashikimi i motit për 6 Qershor 2011

Tiranë, 5 qershor 2011, NOA- Ditën e nesërme në vendin tonë sërish do të përjetohen orë me diell dhe temperatura të larta gjatë paradites pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në të gjithë vendin, ku më problematike situata do të paraqitet në juglindje konkretisht në Pogradec, Korçë, Ersekë ku shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe rrufe. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë largim të vranësirave dhe shirave duke përmirësuar kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të qendrojnë konstante në vlerat e mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese. Më problematike situata paraqitet në Europën jugperëndimore, Qendrore dhe zonën e Alpeve pasi shirat do të jenë në formë rrebeshi duke u shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jetë sërish Pellgu i Mesdheut dhe Gadishulli i Ballkanit, sidomos Ballkani Perëndimor ku shirat do të bien me intensitet të lartë për një kohë të shkurtër, në këto zona shirat do të shoqërohen me forcim të ndjeshëm të erës ndërsa Europa Lindore dhe një pjesë e Veriperëndimit të kontinentit do të dominohen nga kthjellimet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve alarmon pë shira me intensitet të lartë

- Europa Qendrore rrezikon shira intensive, shkarkesa me rrufe

- Ballkani rrezikon shkarkesa rrufesh dhe rrebeshe shiu

a.y/NOA

KOMENTE