English

Protestat antiqeveritare në Siri, shkon në 1300 numri i viktimave

Idlib, 5 qershor 2011, NOA - Forcat siriane të sigurisë u përballën sot me një turmë të madhe protestuesish antiqeveritarë në qytetin Idlib.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se mbi protestuesit u qëllua me armë të rënda dhe bomba.

Të paktën dy protestues gjetën vdekjen, ndërsa dhjetra të tjerë janë plagosur, mes të cilëve edhe fëmijë.

Megjithatë vëzhguesit sirianë të të Drejtave të Njeriut raportuan për 14 viktima.

Që pas 15 marsit, kur dhe nisën protestat antiqeveritare në Siri janë shënuar mbi 1 mijë e 300 viktima.

Lëvizja për liri dhe më shumë të drejta në Siri kërkon dorëheqjen e presidentit Bassar Al Assad, i cili erdhi në pushtet në vitin 2000 pas vdekjes së babait të tij, Hafez Al Assad.

Po sot në qytetin Hama u gjetën trupat e 23 protestuesve të vrarë gjatë protestës së të premtes së kaluar nga forcat siriane të sigurisë.

mit/NOA

KOMENTE