Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fundi i “perandorisë” së kuqe në Tiranë
English

Fundi i “perandorisë” së kuqe në Tiranë

Nga Bajrush Morina

Më 8 majTiranë ishte një festë e demokracisë dhe e votës së lirë. Megjithëse mbaheshin zgjedhjet e nivelit lokal, për kryetar bashkie, minibashki e komuna në mbarë Shqipërinë, gara më e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve ishte në Tiranë. Dy koalicionet e mëdha në Shqipëri, koalicioni i djathtë apo Aleanca për qytetarin që drejtohej nga Partia Demokratike dhe koalicioni i majtë apo Aleanca për të ardhmen që drejtohet nga Parita Socialiste, gjithë potencialin e tyre politik e kishin “derdhur” dhe drejtuar në Tiranë.

Më 8 maj të këtij viti kam qenë dëshmitarë i një manifestimi madhështor jo vetëm politik. Më bëhej sikur gjithë tiranasit, i madh e i vogël ua kishin mësyrë kutive të votimit. Në disa prej qendrave të cilat i kemi vizituar në paraditen e 8 majit kemi parë më sy një rend të gjatë të njerëzve që pritnin për të hedhur votën e tyre. Kur disa prej miqve të mi u tregoja se shumica prej tiranasve që i kam takuar pas votimit dhe që i kam pyetur se për kë keni votuar pa asnjë hamendje më janë përgjigjur: “Për Lulin ore, për kë tjetër!” Dhe këtë përgjigje nuk e kam marrë vetëm nga votuesit që kishin votuar afër selisë së Partisë Demokratike. Përgjigje të tilla kam marrë edhe nga votues të cilët kishin votuar në qendrat e votimit që konsiderohen si “çerdhe” të Partisë Socialiste apo të “stalindgradit” socialist.

Në ditën e votimit më 8 majTiranë kandidati i Partisë Demokratike Lulëzim Basha hynte e dilte shpesh prej selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Ai lëvizi disa herë prej selisë “blu” deri te selia e qendrës së tij elektorale. Dhe gjithmonë lëvizte pa veturë, pa përcjellje bodiguardësh. Gjatë rrugëtimit këmbë Luli (siç e quajnë me emër përkëdhelës të gjithë miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij) ndalej e përshëndetej dorë për dore me tiranasit të djathë apo të majtë.

Më 8 maj Mark Krasniqi erdhi në Tiranë për të përkrahur jo vetëm me votë Lulëzim Bashën. Erdhi edhe ta takonte kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Me vete mori edhe disa libra të tij të fundit të cilat i kishte dedikuar për kryeministrin Sali Berisha, për zv.minsitren Edit Harxhi. Tri libra i kishte dedikuar edhe për Lulëzim Bashën. Megjithëse dedikimi i shkruar mbante datën e 7 majit, profesor Mark Krasniqi në këto Libra kishte shkruar: Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Bashën!” Pra profesor Marku e kishte “shpallur” kryetar Bashkie Lulëzim Bashën më 7 maj, një ditë para se të mbaheshin votimet në Tiranë dhe pothuaj një muaj para se edhe Kolegji zgjedhor të merrte vendimin përfundimtar për hedhjen poshtë të ankesës së Partisë Socialiste dhe verifikimin e vendimit të KQZ-së për shpalljen e Lulëzim Bashës fitues të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku i ri i Trianës Luëlzim Basha pranoi me kënaqësi këto libra dhuratë nga profesor Mark Krasniqi. Me këtë rast në një deklaratë ekskluzive për gazetën “Bota sot” që e dha më 8 maj Lulëzim Basha tha; “Jam i sigurt se dot ë fitoj!”

Por Lulëzim Basha do të ishte fitues edhe pa vendimin e kolegjit zgjedhor e madje edhe pa vendimin e KQZ-së. Pse mendojmë kështu?

Lulëzim Basha arriti ta sfidojë “mitin Rama” në Tiranë i cili për 3 mandate rresht arrinte t’i fitonte zgjedhjet përballë kandidatëve të Partisë Demokratike madje me një diferencë të madhe që shkonte në mijëra vota! Në votimet e 8 majit Basha jo vetëm që përmbysi rezultatin prej mijëra votash por e ngushtoi diferencën deri në fitore prej 81 votash.

Lulëzim Basha e shembi këtë “mit”, e ndryshoi “fasadën e kuqe” të Tiranës me ngjyrë blu!

Lulëzim Basha, nga pozicioni i një ministri dhe nga posti i një anëtari të kryesisë së partisë i doli përballë një lideri të një partie të dytë politike në Shqipëri. Pra garonte një anëtar i kryesisë përballë një lideri partiak, një ministër policie përballë një kryebashkiaku me tre mandate.

Lulëzim Basha e largoi nga skena politike liderin socialist Edi Rama! E mundi me vota Edi Ramën, jo si lider partie por si një kandidat i një partie!

Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana për gati 12 vjet ishte shndërruar në një “qerdhe” të ngjyrës së kuqe politike ku lideri socialist, në vitet më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës, organizoi koncert për rokerin shovinist serb Goran Bregoviq të cilit ia dhuroi edhe “çelësin e Tiranës”.

Lulëzim Basha përfundimisht ia ndryshoi ngjyrën politike kryeqytetit të Shqipërisë. E shembi “perandorinë” e kuqe dhe ia ndryshoi Tiranës jo vetëm “çelësin” e portës por do t’ia rikthejë Tiranës edhe imazhin shqiptar të kryeqytetit të Shqipërisë.

Prej 3 qershorit lideri socialist Edi Rama është i papunë në Tiranë, është i humburi i Tiranës dhe i Shqipërisë. Nëse e takoni netëve të vona nëpër rrugët e Tiranës në gjendje “agonie” njoftojeni Emergjencën apo stacionin më të afërt të Policisë sepse edhe ai është qytetar i thjeshtë i Tiranës për të cilin tash e tutje do të kujdeset kryebashkiaku Lulëzim Basha.

Prej 3 qershorit kryebashkiaku i Tiranës është Lulëzim Basha.

* Publikuar nga “Bota Sot”

KOMENTE
  • E Dua Shqiperine20:24 - 06 Qershor 2011
    Artikulli me i rendomte qe kam lexuar. Turp per ate qe e ka shkruajtur dhe akoma me teper turp per ate qe e ka lejuar te botohet.Patjer vegel e Sali serbit/Sali komunistit. Qe ta dish ti palo gazetar, Tirana s'eshte as e kuqe e as blue por ka ngjyren e te gjithe shqiptareve kudo qe jane dhe qe Saliu dhe kelyshet e tij (perfshi edhe Lulushin) nuk kane interes tjeter vec t'ja prishin imazhin.
  • Hekurim Ibrahimi18:56 - 06 Qershor 2011
    ne shqipetaret nga kosova nuk duhet te futemi ne grackat e bajrushoviqeve por ta duam shqiperine djathtas apo majtas
  • Hekurim Ibrahimi18:47 - 06 Qershor 2011
    o bajrush kosova bravo arrite edhe ne shqiperi ti ore perqares i madh i shqipetareve mbete pa pune ne kosove e tash via tirana ndoshta luli te gjene pune ne ndonje redaksi per te perqar shqiptaret
  • sotir Labi18:35 - 06 Qershor 2011
    Te pergezoj per kurajon qe mer kur del hapur qe je pinjoll i saliut,dhe ben rolin e kulishit(zagarit) qe ben ham-ham,per ta degjuar AI, qe ti japi nje kocke per te ngrene, O TE NGELTE NE FYT. Perandoria berishiane,po e fshin fjalen BURRERI,SHQIPTARI. Keto vite historia do ti fshije,dhe mendoje se brezat qe do vine do tju vije turp kur ta lexojne. RROFTE SHQIPERIA .
  • Astrit Cerma17:47 - 06 Qershor 2011
    Eh te lumt penda or Bajrush.Nuk ka rendesi se cila pende.Penda e pates a patokut,roses o rosakut,pules a pulakut...Bravo...Lum ti dhe lum e lum keta qe te gjejne ty...