Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga: Kosova ka nevojë për përkrahje, që të mos mbetet e izoluar
English

Jahjaga: Kosova ka nevojë për përkrahje, që të mos mbetet e izoluar

Prishtinë, 6 qershor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga priti sotnjë takim ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Sverre Johan Kvale.

Gjatë bisedës mes tyre, Jahjaga u shpreh se e çmon shumë përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën, duke shtuar se, roli i Norvegjisë në rajon, është në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

Sipas saj, Kosovës i nevojitet përkrahje që të mos mbetet e izoluar duke falenderuar Norvegjinë për ndihmën e tyre në këtë drejtim.

Më tej ajo shtoi se e ardhmja e tërë rajonit, përfshirë Republikën e Kosovës, është në BE dhe NATO.

Nga ana e tij, ambasadori i Norvegjisë Sverre Johan Kvale e bëri këtë vizitë në mbyllje të misionit të tij duke u shprehur i kënaqur që ka shërbyer në Kosovë, si përfaqësues i vendit të tij.

Kvale theksoi se, Norvegjia do ta përkrah Kosovën në rrugën e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian, ku veçoi faktin se nuk do mungojë përkrahja me programe zhvillimore.

a.y/NOA

KOMENTE