Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 7 Qershor 2011
English

Parashikimi i motit për 7 Qershor 2011

Tiranë, 6 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, në kushte të paqëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë ditës së nesërme. Zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira dhe shira afat-shkurtër.

Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet shtim i vranësirave në të gjithë zonën Lindore, ku vranësirat do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të mbetet me kthjellime, vranësira dhe shira të dobët. Të njëjtat kushte atmosferike do të mbeten edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë 2 gradë rritje të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehte me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë 2 ballë.

Europa

Sërish nesër, në pjesën më të madhe të kontinentit Europian do të dominojë mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe shira. Problematike situata do të paraqitet në Europën Qendrore dhe zonën e Alpeve pasi shirat do të jenë në formë rrebeshi duke u shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jetë sërish Rajoni i Mesdheut dhe Gadishulli i Ballkanit, sidomos Ballkani Perëndimor ku shirat do të bien në formë rrebeshi, ndërsa Europa Lindore dhe Europa Verilindore do të dominohen nga kthjellimet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve alarmon për shira me intensitet të lartë

- Europa Qendrore rrezikon shira intensive, shkarkesa me rrufe

- Ballkani rrezikon shkarkesa rrufesh dhe rrebeshe shiu

a.y/NOA

KOMENTE