Tiranë, 6 qershor 2011, NOA- Vetëm pak minuta më parë Partia Socialiste ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor padinë e radhës, atë për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar për Bashkinë e Tiranës, duke ankimuar rezultatin e njësisë numër 5 dalë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndërsa rreth dy orë më parë juristët e Partisë Socialiste janë paraqitur në dyert e Kolegjit Zgjedhor duke depozituar në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë padi lidhur me shkeljen e afatit nga ana e Kolegjit për të zbardhur arsyetimin për vendimin e datës 3 qershor, ku u shpall fitues kandidati demokrat Lulzim Basha, nën komentin e deputetit socialist Damian Gjiknuri se Kolegji ka shkelur çdo afat sa i takon arsyetimit ligjor për rrëzimin e kërkesës së socialistëve pak ditë më parë.
a.y/NOA