English

Digjet makina e kreut të komunës Zejmen në Lezhë

Lezhë, 7 qershor, NOA - Makina e kryetarit të komunës Zejmen të qarkut të Lezhës, Arben Doçi është djegur sot gjatë orëve të para të mëngjesit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orën 04:00 të mëngjesit dhe mjeti me targa, LE 5899 A, ndodhej i parkuar në oborrin e banesës së kreut të komunës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet që mund të kenë sjellë incidentin. Dyshet se makina mund të ketë marrë flakë edhe si pasojë e ndonjë defekti në sistemin elektrik.

Veç shkatërrimit të makinës, mësohet se nuk ka pasur dëme të tjera në oborrin e pronën e Doçit.

a.k.NOA

KOMENTE