English

Euro 2012, Bosnja mund Shqipërinë 2-0

Ekipi boshnjak e ka mundur skuadrën shqiptare të futbollit kombëtar me dy gola që i dhanë fitoren në fushën e tyre.

Golin e parë Bosnja e shënoi në minutën e 67-të me Medunjanin kurse në mbyllje të ndeshjes ka qenë Maletiç ai i cili shënon në minutën e 90-të për boshnjakët duke vulosur 2 me 0 rezultatin në favor të tyre.

83’ – Karton i kuq per Ani Lilen. Shqipëria me dhjete lojtare dhe ne dizavantazh: 1-0. Komplikohen gjerat per Kuqezinjte.

BOSNJE-SHQIPERI 1-0 Shenues: Medunjanin 67'

BOSNJA: Hasagiç; Pandzha, Spahic (k), Rahimic, Pjanic, Misimovic, Xheko, Mujzhda, Ibiseviç, Luliç, Medunjanin. Trajner: Safet Susiç.

SHQIPERIA: Ujkani; Vangjeli, Cana, Curri, Dallku; Agolli (60' Lila), Bulku, Skela, Lala(73' Muzaka); Salihi, Bogdani (46' Duro). Trajner: Josip Kuzhe.

Gjyqtare: Klevin Blom; Nicky Siebert, Patrick Langkamp (nga Holanda). I katert: Richard Liesveld

Bosnja ne stol: Avdukic, Maletic, Mravac, Stilic, Muslimovic, Besiç, Ibrisiç Shqiperia ne stol: Beqaj, Lila, Duro, Bakaj, Teli, Muzaka, Hyka. Ndeshja 1' - Topin e pare e luan Shqiperia

10’ – Ne dhjete minutat e para, Agolli dhe Dallku kane goditur drejt portes se Hasagic, nderkohe qe per Bosnjen jane dy goditje kendi te fituara.

13’- Dallku ndërmerr nje inkursion personal duke fituar goditjen e pare nga kendi per Shqiperine.

15’ – Lorik Cana shkakton nje faull ndaj Vedad Ibisevic. Nje goditje e lire nga rreth 17 metra per Bosnjen. Topi i goditur nga Misimovic perplaset ne murin e Shqiperise.

20’ – Disa momente pasigurie ne mbrojtjen tone. Zoterimi i topit deri ne keto momente: Bosnja 54%, Shqiperia 46%.

40’ – Bosnja ka epersi ne zotërimin e topit, 59-41 per qind, por kuqezinjte luajne me shume kujdes. Goditjet nga kendi 6-4. Goditjet drejt portes 6-4.

45’ – Mbyllet pa asnjë sekonde shtese pjesa e pare: 0-0. Nje rezultat qe i shkon me shume per shtat Shqiperise, nisur dhe nga fakti qe luajme ne Zenica. Goditjet nga kendi 6-4. Goditjet drejt portes 6-3, faullat 8-8.

67' Medunjanin kalon ne avantazh vendasit. Pakujdesi e mbrojtjes sone, e cila gabon ne vendosjen dhe kurthin e pozicionit jashte loje. Vertikalim nga pas per mesfushorin, i cili mbahet ne loje per Vangjelit. I vetem dhe i pashqetesuar, mposht pa veshtiresi portierin tone.

83’ – Karton i kuq per Ani Lilen. Shqiperia me dhjete lojtare dhe ne dizavantazh: 1-0. Komplikohen gjerat per Kuqezinjte.

Minutë pas minute u mundësua nga Albania-Sport

KOMENTE