English

Lind stacioni televiziv “ability” për personat me aftësi të kufizuara

Itali, 8 Qershor NOA - Ka lindur “Ability Channel”, stacioni i parë televiziv në ueb, me tematika mbi personat me aftësi të kufizuar, i cili është sponsorizuar nga CIP (komiteti italian paraolimpik).

Ai sjell në plan të parë vetë personazhet , me eventet më sinjifikative, me problemet, historitë e jashtëzakonshme dhe aspektet e kësaj bote.

Kjo ka qenë një iniciativë tepër e dobishme pasi duhet thënë se vetëm në Itali janë rreth 530 mijë përdorues të internetit me aftësi të kufizuara dhe diçka e tillë do të jetë tepër pozitive.

Rrjeti televiziv për momentin ka vetëm 4 kanale ku mund të shihen programet.

r.b/NOA

KOMENTE