English

Kuvendi diskuton për HEC-et, opozita e bojkoton

Tiranë, 9 qershor 2011 NOA- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e së enjtes me diskutimin për privatizimin e katër HEC-eve, kaluar në Komisionin e Ekonomisë vetëm pak ditë më parë vetëm me votat e mazhorancës.

Opozita ka vijuar edhe sot bojkotin e kuvendit, sikundër ka bërë që nga përfundimi i zgjedhjeve duke mos marrë pjesë në seancat plenare si dhe komisionet parlamentare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka raportuar përpara deputetëve lidhur me aktivitetin e bankës për vitin e kaluar, ndërsa pritet që të votohet edhe pr/rezoluta për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2010.

a.q/ NOA

KOMENTE