English

OST, remontet: Kufizime të furnizimit me energji në Tiranë e Fier

Tiranë, 9 qershor 2011 NOA- E premtja do të rikthejë për disa orë, kufizimet e energjisë elektrike në qarkun e Tiranës dhe të Fierit. Operatori i sistemit të shpërndarjes ka bërë të ditur se si rezultat i remontit ditën e premte nga ora 08:00 deri në ora 14:00, do të ketë kufizime të pjesshme të energjisë elektrike në Tiranë, në zonat si Lanabregas, Kinostudio, Qafë Mollë, si dhe një pjesë e rrugës së Dibrës, një pjeseë e rrugës Riza Cerova, një pjesë e rrugës Siri Kodra, një pjesë e rrugës Bardhyl, një pjesë e fshatit Babrru, një pjesë e Komunës Dajt dhe një pjesë e bashkiseë Kamëz. Ndërkohe, një ditë më pas, pra ditën e shtunë remonti do të prekë furnizimin me energji në bashkine Fier dhe në komunën Qendër.

a.q/NOA

KOMENTE