English

Kanos me armë bashkëfshatarin, prangoset nga policia

Gramsh, 11 qershor 2011 NOA- Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kukur të rrethit të Gramshit, ndërsa sipas burimeve të uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi Zamir Hysa, 37-vjeç. Burimet zyrtare bëjnë me dije se 37-vjeçari ka kanosur me armë zjarri shtetasin me iniciale K.L, kjo për motive pronësie.Ndaj tij është ngritur akuza e mbajtjes pa leje të armëve, kanosjes me armë zjarri dhe prishjes se qetesise publike. Policia ka sekuestruar tashme në cilësinë e provës materiale një automatik dhe 3 krërë me fishekë.

a.q/NOA

KOMENTE