Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri i “merr” Presidentit Pallatin e Brigadave
English

Kryeministri i “merr” Presidentit Pallatin e Brigadave

Tiranë, 11 qershor 2011, NOA – Pallati i Brigadave, vendi ku Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvillon aktivitete të rëndësishme nën kujdesin e tij, do të jetë sonte në mbrëmje mjedisi që do të mbledhë në një darkë zyrtare përfaqësuesit e Këshillit të Bankës për Zhvillim, dhe ambasadorë e anëtarë të këtij këshilli.

Por, darka në këtë rast nuk shtrohet nga Kreu i Shtetit, por nga Kryeministri Sali Berisha, i cili do të jetë mikpritësi.

Burime nga kryeministria bëjnë me dije se darka do të shtrohet në orën 19:30 dhe i kushtohet mbledhjes së 46-vjetorit të Bordit dhe Këshillit Administrativ të Bankës për Zhvillim, e zhvilluar në Tiranë.

Të pranishëm në këtë darkë do të jenë Joseph Licari, Kryetar i Bordit Drejtues të CEB; zoti Raphael Alomar, Guvernator i CEB; Rainer Steckhan, Kryetar i Këshillit Administrativ të CEB; ambasadorë, anëtarë të Këshillit Administrativ, etj.

Mësohet se fillimisht Kryeministri Berisha, Kryetar i Bordit Drejtues të CEB-it dhe Guvernator i CEB-it do të mbajnë nga një fjalim përshëndetës.

Ka ndodhur edhe herë të tjera kur kryeministri Berisha ka zhvilluar darka të ndryshme në Pallatin e Brigadave, për vetë solemnitetin e aktiviteteve që mbahen aty.

Në kushtet kur si kryeministri edhe presidenti kanë debatuar në distancë edhe shtrimi i një darke të rëndësishme në mjediset e Pallatit të Brigadave, aq më tepër kur nuk merr pjesë Presidenti nuk mbetet pa një mbresë për koment.

mit/NOA

KOMENTE