English

Italia, referendum për energjinë bërthamore

Romë, 12 qershor, NOA - Në Itali votohet sot në referendume për energjinë bërthamore, për imunitetin penal të kryetarit të qeverisë dhe për një privatizim të pjesshëm të furnizimit me ujë. Referendumet e ndërmarra nga opozita konsiderohen si barometër për kryeministrin e diskutueshëm Silvio Berluskoni. Por, ato janë të vlefshme në rast se marrin pjesë të paktën 50 për qind e rreth 47 milionë personave me të drejtë vote. Synimi është, që të bllokohen përfundimisht planet e pezulluara të Berluskonit për rishfrytëzimin e energjisë bërthamore.

Në sektorin e drejtësisë synohet të rrëzohet përfundimisht një ligj, i cili bën të mundur për anëtarët e qeverisë që t'u qëndrojnë larg seancave gjyqësore. Në një referendum për furnizimin me ujë bëhet fjalë për direktivën, që firmat private të përfshihen së paku pjesërisht në tendera.

NOA

KOMENTE