Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Filip Gordon fillon vizitën në Ballkan
English

Filip Gordon fillon vizitën në Ballkan

Serbi, 13 qershor, NOA - Ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit, Filip Gordon, fillon sot vizitën pesë-ditëshe në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës do të bisedojë me zyrtarët në Sarajevë, Beograd, Prishtinë dhe Zagreb.

Ndihmësi i Hillari Klintonit për Evropë dhe Euroazi, në Bosnje dhe Hercegovinë do të qëndrojë më 13 dhe 14 qershor, e pastaj më 15 deri më 17 do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zyrtari i lartë amerikan në Sarajevë do të diskutojë me zyrtarët e qeverisë dhe liderët politikë si dhe do të marrë pjesë në konferencën mbi politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit.

Beograd, Prishtinë dhe Zagreb, Gordon do të bisedojë me "zyrtarët e lartë dhe liderët e komuniteteve" mbi "çështjet me interes të dyanshëm".

NOA/RFE

KOMENTE