Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet i mbytur në kanalin vaditës 73-vjeçari
English

Gjendet i mbytur në kanalin vaditës 73-vjeçari

Fier, 13 qershor 2011, NOA – Trupi i pajetë i 73-vjeçarit Jashar Boriçi është gjetur paraditen e sotme i mbytur në një kanal uji në periferi të Rroskovecit në Fier.

I mbyturi u gjet nga banorë të zonës rreth orës 11.00.

Kanë qenë vetë banorët që pasi kanë parë të pluskojë në ujin e kanalit trupin e pajetë të të moshuarit kanë lajmëruar policinë e Fierit, e cila nisi hetimin duke kqyrur vendin e ngjarjes.

Pas kqyrjes së trupit nga ekspertët e Mjekësisë Ligjore në trupin e viktimës nuk u vërejtën shenja dhune.

Sipas hetimeve 73-vjeçari Jashar Boriçi është vetmbytur në një kanal vaditës uji.

Policia po punon ende për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të mbytjes së të moshuarit.

mit/NOA

KOMENTE
  • luccja10:36 - 25 Tetor 2011
    te mbyllet ceshtja e Jashar Boricit sa me shpejt kan ka lur 5 muaj !!!!!!!!!!!