Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Listimi: Tokio, qyteti ku jeta kushton më shumë në botë
English

Listimi: Tokio, qyteti ku jeta kushton më shumë në botë

Londër, 13 qershor, NOA - Pavarësisht nga tërmeti dhe tsunami tragjik i muajve të fundit, kostoja e jetesës në Japoni është ende shumë e lartë dhe mbetet një ndër vendet e preferuara për të jetuar.

Kështu pohon një studim i fundit i publikuar nga “ECA International”, organizata më e madhe ndërkombëtare për punën dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

Sipas tij, Japonia është destinacioni më i shtrenjtë për të huajt që zgjedhin të banojnë për arsye pune jashtë vendit. Kështu, Tokio është ende qyteti me koston më të lartë të jetesës në botë.

Lista e “ECA International”, vijon më pas me Oslon, kryeqytetin norvegjez.

Ai renditet i pari ndër qytetet evropiane, me koston më të lartë të jetesës për të huajt.

Ndërkaq, në Norvegji, gjendet edhe një qytet tjetër, me emrin Stavanger, ku zgjedhin të jetojnë dhe punojnë shumë të huaj, e që u duhet të paguajnë shumë për jetesën e tyre atje.

Sikundër në Japoni, është një qytet tjetër me kosto të lartë jetese, konkretisht, Yokohama.

Pas tyre, renditet Zyrihu, kryeqyteti i Zvicrës, por edhe qyteti tjetër zviceran, Gjeneva, ku jetesa kushton shumë, edhe pse pagat janë të një niveli mjaft të lartë.

Në Itali, jeta kushton më shumë në qytetet metropolitane Milano dhe Torino, kurse qytete të mëdha si Moska, e cila renditet në vendin e katërmbëdhjetë, Parisi në të njëzetë, Berlini në të tridhjetë e pestin apo Brukseli në të tridhjetë e nëntin, jeta gjithashtu është e shtrenjtë.

Por duket se nuk është po kaq, në kryeqytetin anglez, Londër, e cila renditet në listimin e lartpërmendur, në vendin e 51-të.

As në Madrid apo Amsterdam, të cilat renditen në vendin e 56-të dhe atë të 65-të, respektivisht.

Sa i përket Amerikës, në mesin e surprizave që na ofron ky listim, ne gjejmë se qyteti më i shtrenjtë aty është Karakasi (i pesëmbëdhjeti në renditjen e përgjithshme për shkak të inflacionit galopant), apo qyteti kanadez Vankuver (i tridhjetë e shtati), Otava (e dyzeta), si edhe Nju Jorku, i cili renditet në vendin e dyzet e katërt.

"Vështirësitë ekonomike të përjetuara nga disa vende evropiane, - thotë Frederik Franchi, menaxher i ‘ECA International’, - kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në monedhën e vetme. Kjo rezultoi në zhvlerësim të Euros në shumë qytete evropiane, të cilat kanë humbur disa pozicione në krahasim me renditjen e vitit të kaluar”.

n.e/NOA

KOMENTE