Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
19-vjeçari filipinas, personi më i shkurtër i globit
English

19-vjeçari filipinas, personi më i shkurtër i globit

SHBA, 14 Qershor NOA - Personi më i vogël në botë është një djalë filipinas i gjatë 59,70 centimetër.

Gjithçka është bërë e ditur nga Guinness World Records.

Craig Glenday, zyrtar i institucionit, ka bërë të ditur se i riu Junrey Balawing, që mbush 18 vjeç, ka arritur të thyejë rekordin që mbahej nga nepalezi Khagendra Thapa Magar, i gjatë rreth 67 centimetër.

Njoftimi dhe nderimi i Guinness ka sjellë një gëzim të madh të prindërve dhe banorëve të vendit Balawing, në një provincë të Zamboanga Norte, në jug të Filipineve.

Në qytet ai ka marrë nderime dhe madje është organizuar një ftesë e vërtetë për të, me tortë, tullumbace dhe oferta parash.

Balawing, ka falënderuar të gjithë turmën e njerëzve dhe më pas ka bërë foto të shumta.

r.b/NOA

KOMENTE