Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet një i kërkuar, 4 në pranga për shkatërrim prone dhe armëbajtje pa leje
English

Kapet një i kërkuar, 4 në pranga për shkatërrim prone dhe armëbajtje pa leje

Fier, 15 qershor 2011 NOA- Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë,në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier ka arrestuar Shkelzen Kasaj, 31 vjeç, banues në fshatin Rruzhdie. Kasaj gjatë orëve të natës të datës 14.06.2011, me mjetin e tij tip kamion me targa FR 8146 B, ka goditur dhe ka shkatërruar, për motive pronësie, një pjesë të dyqanit në pronësi të shtetasit E.D 52 vjeç.

Ndërsa, Specialistë të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve i kanë vënë prangat shtetasit të shpallur në kërkim Ysmet Velaj, 49 vjeç, i cili është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg, për veprën penale të “Mashtrimit”.

Po nga këto shërbime, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Flavjano Bushi, 20 vjeç, Redjan Kuqi, 20 vjeç dhe Albano Samatica , 19 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e tyre në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit, është gjetur një arme zjarri pistoletë tip “Berreta”, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale.

a.q/NOA

KOMENTE