Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Papandreu i gatshëm të japë dorëheqjen
English

Kryeministri Papandreu i gatshëm të japë dorëheqjen

Athinë, 15 qershor 2011, NOA- Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu pas takimit të zhvilluar pasditen e sotme me kreun e opozitës Andonis Samaras është shprehur i gatshëm të japë dorëheqjen.

Ky fakt mësohet të jetë dhënë nga Samaras, i cili ka theksuar se kryeministri aktual do të jepte dorëheqjen për një qeveri të unitetit kombëtar, por vetëm nëse objektivat për qeverinë e re pranohen.

Prej ditësh rrugët e Athinës dhe qyteteve të tjera greke kanë vijuar nga protestat, ndërsa ditën e sotme ato u bllokuan nga forcat policore me qëllim lehtësimin e protestuesve, që kanë vërshuar drejt sheshit qendror të Athinës, para Parlamentit, ku kanë protestuar kundër masave anti- krizë të qeverisë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters” thuhet se, “Kryeministri Papandreu foli me z. Samaras dhe që të dy ranë dakord për një kuadër të angazhimeve të veçanta për ndryshimeve në vend dhe në sistemin politik dhe objektivave të veçanta”.

a.y/NOA

KOMENTE