English

Kurti: Nga 22 qershori Vetëvendosja në protestë, po vidhet Kosova

Prishtinë, 15 qershor 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një deklarate për mediat është shprehur se nga 22 qershori e në vijim do të nisin protestat paqësore në Prishtinë.

Gjatë fjalës së mbajtur për me këtë rast kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti u shpreh se, “Pas vjedhjes së votave në Kosovë po vidhet buxheti, pasuria dhe territori i Kosovës. Buxheti po vidhet me korrupsion në tendera, pasuria po vidhet me privatizimin e egër kurse territori po vidhet në negociata me Serbinë. Kjo qeveri e cila pasuritë dhe tokën e Kosovës i konsideron si barrë nga e cila duhet të lirohet paraqet barrë për popullin dhe shtetin tonë”.

Sipas tij si pasojë e kësaj qeverisje po rriten çmimet dhe papunësia ndërsa po shtohen luksi dhe postet për qeveritarët.

Më tej Kurti ftoi që nga punëtorët e të papunët, mjekët e arsimtarët, studentët e profesorët, bujqit e zejtarët, të rinjtë e pensionistët, gratë e burrat e vendit tonë të thonë fjalën e tyre në këtë protestë paqësore.

a.y/NOA

KOMENTE