Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lojrat online, Maradona kundër Kinës
English

Lojrat online, Maradona kundër Kinës

Argjentinë, 15 qershor 2011 NOA- Kampioni i Argjentinës, Maradona ka hedhur në gjyq një kompani kineze e specializuar në prodhimin e lojrave online në Shangai. Maradona akuzon kompaninë “The9 Limited” për përdorimin e imazhit të tij në një lojë të quajtur “Goli i fitores”. Agjensia e Kinës së re lëshoi një deklaratë ku “The9 Limited” ka kërkuar falje, ndërsa kampioni Maradona e ka refuzuar. Kompania kineze vitin e kaluar, kur ka hedhur në treg lojën “Goli i fitores”, pretendon se kishte marrë aprovimin e kampionit Maradona. Kompania pohon se ka qenë e mashtruar nga një agjent kinez, Lu Ueping, gjë që i bëri të besonin se Maradona kishte nëshkruar një kontratë, sipas së cilës, kompania do të paguante gjithashtu një shumë prej rreth 250.000$. Sipas Maradonës, kompania në Shangai nuk do e vinte kurrë në dijeni edhe para se të hidhej në treg kjo lojë me kartona ,ku shfrytëzohet imazhi tij.

a.q/NOA

KOMENTE