Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Matura, 42 për qind e maturantëve kalojnë testin e provimit
English

Matura, 42 për qind e maturantëve kalojnë testin e provimit

KQSHM ka publikuar rezultatet e Maturës 2011 provimin e kaluan 10757 maturantë

Prishtinë, 15 Qershor 2011 NOA - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë deklaroi sot se vetëm 42 për qind e maturantëve kanë kaluar me sukses provimin, ndërsa pjesa tjetër do t’i nënshtrohen provimit edhe njëherë në afatin e gushtit.

Testi ka qenë i hartuar në 5 gjuhë, ku sivjet për herë te parë kemi edhe maturant te komunitetit serb.

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, në një konferencë për media, ka publikuar rezultatet e testit të maturës. Provimit i janë nënshtruar gjithsejtë 25973 maturantë, prej të cilëve kanë kaluar testin 41.96%.

Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa, tha se këto janë rezultate objektive dhe reale. “Nga 25 mijë e 721 maturantë sivjet kanë kaluar me rezultat pozitiv testin e maturës vetëm 10 mijë e 795 prej tyre. Ky rezultat është më i ulët se sa vitet e kaluara, por, kjo nuk do të thotë se ka ulje të cilësisë së arsimit. Me këtë test nuk vlerësohen vetëm maturantët, por, vlerësohet edhe funksionimi i shkollave”, theksoi Mustafa.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit, pohoi se gjatë procesit të provimit shtetëror të maturës janë identifikuar edhe disa parregullsi, ku si pasojë në një qendër të komunës së Deçanit do të përsëritet provimi të shtunën e ardhshme.

Të gjitha detajet

Maturës Shtetërore i janë nënshtruar 25973 maturantë, por KQSHM publikoi rezultatet për 25721 maturantë, prej të rezultat kanë arritur 10594 maturantë, apo 41.96% e numrit të përgjithshëm.

Për shkak të parregullsive të evidentuara nga komisioni qendror, ne qendrën nr. 1 te gjimnazit te Deçanit, të shtunën - 18 qershor, do të përsëritet provimi i maturës për 252 maturantë.

Kryetari i KQSHM-së njëherësh Zëvendësministër i Arsimit, Nehat Mustafa theksoi se Provimi i Maturës 2011 ishte i suksesshëm për faktin se janë nxjerrë rezultatet më reale deri më tani në këtë test të dijes. "Nuk është ulje e cilësisë në arsim, por do të thoja që është rezultat i një forme të re të vlerësimit dhe organizimit të provimit, dhe se përcaktimi ynë që testin ta mbajmë në hapësira të mëdha ishte me vend, kjo për faktin se është minimizuar mundësia e ndërhyrjes nga jashtë dhe e ndikimit të administruesve në plotësimin e testit. Por, si një dobësi e evidentuar e këtij organizimi ka qenë numri i madh i nxënësve në një hapësirë, të cilën do ta përmirësojmë vitin e ardhshëm duke përgjysmuar numrin e maturantëve dhe duke rritur numrin e administruesve dhe monitoruesve,- është shprehur kryetari Mustafa.

Ndërkaq, prorektori për Mësim në Universitetin e Prishtinës, Bajram Berisha i cili është një ndër anëtarët e KQSHM-së këtë vit, ka thënë se UP-ja është angazhuar në këtë proces, duka ofruar gjithë hapësirat e mundshme për mbajtje të testit si dhe ka angazhuar edhe stafin e tij. Qëllimi ishte që të shohim nga afër se si rrjedh ky proces, sa është i besueshëm rezultati përfundimtar. "Mendojmë se testi është organizuar në nivel të duhur dhe se rezultatet janë të pranueshme apo reale"- theksoi prorektori Berisha.

Ai shtoi se, vitin e ardhshëm do të punojmë që pilotimi i sivjetshëm në tri njësi akademike për regjistrimin e studentëve me pikë të maturës, të shndërrohet në nivel universiteti.

Kryetari i KQSHM-së është i shqetësuar për rezultatin e dobët të treguar nga maturantët e shkollave profesionale krahasuar me gjimnaze.

Mirëpo, prorektori Berisha ka thënë se kjo ndodhë edhe në vendet më të zhvilluara perëndimore. Sipas KQSHM-së, maturantët e pakënaqur me rezultatin mund të bëjnë ankesa deri me 21 qershor, ndërkohë që sqarimet do t’i marrin ditën e nesërme, pra më 22 qershor.

Sipas të dhënave statistikore, maturantët e gjimnazeve, në këtë afat kanë arritur 57.5% kalueshmëri, ndërsa ata të shkollave profesionale, 25.2%.

a.b/NOA

KOMENTE