Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kolegji, vendim parimor (VIDEO)
English

Meta: Kolegji, vendim parimor (VIDEO)

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka vlerësuar si parimor dhe të drejtë vendimin e Kolegjit Zgjedhor të një dite më parë për hapjen e të gjitha kutive ku janë hedhur gabim votat.

“Përgëzoj kolegjin zgjedhor për vendimin e djeshëm, vendim i drejtë, i logjikshëm dhe parimor, i cili respekton votën e çdo qytetari dhe sjell standard të ri të zgjedhjeve dhe transparencës”, ka deklaruar Meta gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në selinë e LSI-së. Meta nënvizoi se procesi ka zgjatur përtej parashikimeve, por transparenca maksimale, sipas tij është e mirëpritur dhe e domosdoshme për të mbyllur kontestimet për të gjithë ata, të cilëve nuk u pëlqen rezultati.

“Të gjithë ata që kanë paragjykuar kolegjin, dje kanë dështuar. Vendimi i djeshëm i ka hapur rrugën një transparence maksimale”, ka deklaruar kryetari i LSI-së, sipas të cilit, tashmë duhet t’i hapet rruga një bashkëpunimi të ri mes pushtetit qendror dhe atij vendor për zbatimin e projekteve të lëna pezull prej vitesh, duke nisur nga bashkia e Tiranës.

99

KOMENTE