English

Organizatat në listën e zezë të Maqedonisë

Shkup, 15 qershor 2011, NOA - Maqedonia disponon një listë të zezë për organizatat dhe personat e lidhur me rrjete terroriste, si dhe bashkëpunëtorët me regjimet e deritanishme në Libi dhe Siri.

Një vendim i fundit qeveritar ndalon operacionet financiare të kompanive që bashkëpunojnë me autoritetet në Libi dhe Siri.

Vendimi i qeverisë maqedonase përputhet me vendimet e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Të dhënat mbi këtë listë të zezë janë publikuar edhe në gazetën zyrtare.

Në listën e zezë janë edhe organizata dhe individë që njihen si kërcënim terrorist për Europën, siç është algjeriani Naami Hamza.

BE ka ndaluar çfarëdo lloj operacioni financiar të 26 organizatave dhe grupeve të njohura për veprime ekstremiste, siç janë më të njohurat Hamas nga Palestina, Shtatori i Kuq i Fatahut si dhe Xhihadi islamik palestinez, por edhe brigada terroriste Al Aksa.

Po ashtu në Maqedoni ndalohen edhe Partia Punëtore e Kurdistanit –PKK, Tigrat e tamilit nga Sri Lanka si dhe formacioni paramilitar FARK nga Kolumbia.

INA/NOA

KOMENTE