Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal në Bruksel me flamurin shqiptar
English

Skandal në Bruksel me flamurin shqiptar

Bruksel, 15 Qershor 2011 NOA/ Ervin Tirana - Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur ra regjimi komunist në Shqipëri dhe simbolet e diktaturës u zhdukën, por gafat skandaloze nuk po reshtin.

Bruksel ku zhvillohen mbledhjet e Parlamentit Evropian, flamuri shqiptar mban edhe yllin me pesë cepa.

Një gafë e pafalshme e personelit në Bruksel apo edhe një mungesë e papranueshme e vëmendjes nga përfaqësuesit e përhershëm shqiptarë atje, duke toleruar qëndrimin e flamurit komunist shqiptar.

Ky flamur u shfaq sot në raundin e tretë të bisedimeve ndërparlamentare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Mesa duket, bëhet fjalë për një gabim nga sektori i protokollit të BE.

Në ambientin ku po zhvillohej takimi mes Eduard Kukan, Fatos Beja, krytetrar i Delegacionit Kuvendor Shqiptar në PE dhe Nicolaos Countis, është parë flamuri komunist me yllin me pesë cepa.

Ky flamur ndodhej pikërisht në sallën ku po zhvilloheshin bisedimet dhe gjendej përkrah flamurit të Bashkimit Evropian. Edhe pse aq haptazi, askush nuk e ka vënë re këtë flamur dhe as ministrja jonë e Integrimit Majlinda Bregu, apo ambasadorja e Shqipërisë në BE, Mimoza Halimi.

Lidhur me këtë skandal, ka reaguar sot Aleanca Kuqezi e cila tha se dënon fuqishëm atë që e cilësoi ndryshimi i flamurit shqiptar ne Bruksel.

“Ne shprehim keqardhje qe Shqiperia ende përfaqësohet ne Evrope me reminishencat e te kaluarës”, thotë AK, duke vlerësuar këtu se shteti shqiptar duhet te dërgojë ne Evrope flamurin e vërtetë shqiptar

AK thekson se “simbolet kombetare mbrohen me kushtetutë” dhe sqaron se është Kushtetuta ajo që përcakton formen e flamurit”, ndaj paralajmëron SE “Askush nuk mund te ndryshoje simbolet kombetare, por vetëm diktatura komuniste guxoi ta ndryshonte flamurin dykrenorësh”.

e.t/NOA

KOMENTE