English

Vjedhja me dhunë, përfundoi në pranga për 750 mijë lekë

Durrës, 15 qershor 2011 NOA- Policia e qytetit të Durrësit i ka vënë prangat shtetasit Feta Mataj, 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 12.06.2011, ka shtrënguar nëpërmjet kanosjes shtetasin A.D , 24 vjeç banues në Durrës, me qëllim dhënien e shumës prej 750.000 lekë (të rinj). Materialet proceduriale për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

a.q/NOA

KOMENTE