English

Inter, 30 milionë euro për Kaka

Madrid, 16 Qershor NOA - 30 milionë për të siguruar shërbimet e Kaka.

Diçka e tillë, sipas Marca, ka të bëjë m ofertën që Inter ka prezantuar ndaj skuadrës së Real Madrid.

Skuadra e Madridit ka pohuar se një shifër e tillë është e pamjaftueshme dhe ndërkohë pret një ngritje të ofertës së zikaltërve.

Sipas të përditshmes sportive Perez kërkon 40 milionë euro për kartonin e brazilianit, që është blerë nga Milani për një shifër prej 67 të tillë dhe ka ende katër vite kontratë me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.

“Los Blancos” nuk kanë asnjë qëllim për të shitur, ose në një rast të tillë gjithçka do të ndodhë sipas kushteve të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE