English

Fabregas ndodhet edhe në planet e Realit

Spanjë, 17 Qershor NOA - Shtypi katalanas është shumë i bindur që në fund Fabregas do të firmosë për skuadrën e Barcelonës.

Megjithatë orët e fundit, është bërë e ditur se talenti i Arsenalit i ka hapur dyert dhe rivalëve historikë të Barcelonës, Real Madrid që me sa duket kanë arritur kontaktet e para me lojtarin.

Klubi i drejtuar nga Murinjo duhet thënë se tashmë është në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll.

r.b/NOA

KOMENTE